Kjo modele e Victoria’s Secret” po bën historinë, personi i parë që….

0

Një modele po bën historinë duke u bërë personi i parë me sindromën Down që ka pozuar ndonjëherë për “Victoria’s Secret”. Sofía Jirau, 24 vjeç iu bashkua 17 vajzave të tjera në nisjen e fushatës për koleksionin e ri të veshjeve të brendshme.

“Një ditë që e kam ëndërruar, e kam punuar dhe sot kjo ëndërr është realizuar”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.

Jirau filloi karrierën e saj si modele në Puerto Riko në vitin 2019. Në të njëjtin vit, ajo hapi dyqanin e saj të suksesshëm të modës në internet, “Alavett”.

Në Shkurt 2020, vetëm një muaj përpara se shpërthimi i Covid-19 të izolonte botën, Jirau bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Nju Jork, për të cilën ajo shprehet se është krenare pasi është një nga modelet e pakta me sindromën Doën që ka arritur të marrë pjesë në eventin e rëndësishëm të modës.