“Kjo skuadër luan me cigare në gojë”, Inter ka mahnitur Vierin: Janë bërë si hijena

0

Bobo Vieri njeh futbollin dhe golat. Një jetë e shpenzuar në fushat e gjysmës së Europës për të arritur fitore dhe shumë trofe. Tani ish-sulmuesi komenton çdo gjë që ndodh në futbollin italian. Kështu, përmes kanalit të tij në Tëitch, Vierit i ka bërë përshtypje dhe është i mahnitur nga Interi.

“Ky Inter po bën një ortek golash, është sulmi më i mirë në Serie A dhe tani po shënon rregullisht me pothuajse të gjithë lojtarët. Inzaghi po bën një punë të madhe. Sulmuesit po shënojnë në të gjitha mënyrat dhe është një skuadër e kompletuar. Inter luan me cigare ne gojë.

Nuk ka krahasim me askënd tjetër. Bëjnë nxemje në fund të pjesës së parë Dzeko, Correa, Vidal, Dimarco, e kështu fitohen ndeshjet. Pastaj nuk i shënon dot gol. Ata mbrapa janë si hiena të vërteta.” Përfundon Vieri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu