Klienti i lë bakshishin me shumë marramendëse, kamarierja shpërthen në lot

0

Një kameriere që kishte qenë pa punë për muaj të tërë shpërtheu në lot pasi një klient i la një bakshish prej 330 dollarësh. Katie Taylor i ishte rikthyer punës si kameriere në një pub në Indiana, SHBA, kur mori bakshishin jashtëzakonisht bujar.

Një bakshish normal në Amerikë kap zakonisht rreth 15/20% të faturës, por Katie e mori me vlerë 963% pasi fatura e klientit kushtoi vetëm 35 dollarë.

Heather Hotrum ishte personi që i la bakshishin kamerieres dhe e filmoi momentin e ëmbël. Katie tha se ishte shokuar nga gjesti dhe se kishte planifikuar t’i shpenzonte paratë për të blerë një palë këpucë të reja për punë.

https://www.facebook.com/328dc431-65a5-4563-8bd7-3ce937f7b22d

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu