Klodiana Lala: Keniania u gjet e rrahur dhe gjysmë e zhveshur, pranë kishte një shiringë, dyshohet ish-i dashuri

0

Më datë 14 Gusht të vitit 2022 një vajzë nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, kenianen 22 vjeçe, Joy Aoko nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Policia e ka bërë të ditur ngjarjen për mediat vetëm pak ditë më parë, në datën 9 Nëntor të 2022-shit dhe ka deklaruar se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”. Por, akoma masakrimi i vajzës keniane mbetet mister dhe përgjegjësit nuk janë vënë para drejtësisë. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan ka dhënë më shumë detaje përsa i përket ngjarjes së rëndë.

Klodiana Lala: Njoftimi ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë. Aty ka qenë dhe sinjalizimi i parë për ngjarjen. Është ndër ato raste kur polica, përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen.

Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin Shkurt e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të Dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar.

Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt.

Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer se kishte patur një marrëdhënie intime me Joyn dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet.

Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë.

Blendi Fevziu: 24 orë me vonesë? Po ajo a ka qenë 24 orë e shtrirë aty apo?

Klodiana Lala: Këtë nuk di ta them. Janë kërkuar pamjet e një ambasade në Tiranë sepse hosteli ku ato qëndrojnë është shumë pranë një ambasade dhe vetëm përmes saj mund të kuptohen të gjitha lëvizjet. Është një rrugicë qorre, nuk ka dalje, ka pasur persona që e kanë njohur shumë mirë terrenin.

Në momentin që ka hyrë policia, janë konstatuar 2 celularët e saj, të 2 kanë qenë pa asnjë kontakt, ka qenë gjithçka e fshirë. Sipas mikeshës së saj, dritaret kanë qenë të mbyllura, pra nuk ka pasur mundësi që vajza të mund të ishte hedhur. Pranë trupit të saj është gjetur një shiringë, gjithashtu në dhomën e saj është gjetur dhe një pije alkoolike, por në fakt nga të gjithë dëshmitë, vajza nuk konsumonte as lëndë narkotike dhe as alkool. Mendohet se është në një koma të pakthyeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu