Tragjedi në Gaza, digjet kampi i refugjatëve, 21 persona humbin jetën, mes tyre 10 fëmijë

0

Të paktën 21 persona, përfshirë 10 fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës. BBC shkruan se numri i viktimave rrezikon të rritet, kjo për shkak se dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Dr Salah Abu Laila tha se gjendja e tyre ishte mjaft e rënduar.

Një zyrtar lokal i sigurisë i tha BBC-së se një hetim fillestar ka dalë në përfundimin se kishte një rrjedhje gazi nga një kuzhinë, gjë që ka nisur zjarrin. Një banor i zonës tha se benzina zjarri mund të jetë aktivizuar nga një sasi benzene që ishte ruajtur në ndërtesë.

Presidenti palestinez me bazë në Bregun Perëndimor, Mahmud Abbas e quajti këtë ngjarje një tragjedi kombëtare dhe shpalli ditë zie të premten. Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz shkroi në Tëitter se stafi i tij do të ndihmonte me “evakuimet humanitare të të plagosurve në spitalet (izraelite)”.

Jabalia është një nga tetë kampet në Gaza. Zjarret vdekjeprurëse, shpesh të shkaktuara nga qirinjtë, janë bërë një dukuri e rregullt në Gaza për shkak të mungesës së madhe të energjisë elektrike. Këto janë të lidhura me bllokadën e vendosur në territor nga Izraeli dhe Egjipti si masë sigurie kundër militantëve atje, dhe mosmarrëveshjet e brendshme politike palestineze.

Gaza është shtëpia e 2.3 milion njerëzve, një nga dendësitë më të larta të popullsisë në botë. Sipas OKB-së, pothuajse 600,000 refugjatë në Gaza po jetojnë në tetë kampe Mesatarisht, ka më shumë se 5,700 njerëz për kilometër katror, shumë e ngjashme me dendësinë e popullsisë në Londër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu