Klubi gjerman përjashton futbollistin, mbështeti Palestinën në Instagram

0

Ish-futbollisti i Aston Villas, Anwar El Ghazi është përjashtuar nga klubi gjerman Mainz pas postimit të tij tashmë të fshirë në rrjetet sociale pro Palestinës.

28-vjeçari u pezullua në fillim të këtij muaji nga klubi i Bundesligës, i cili ‘u distancua nga përmbajtja e postimit’ që nuk ‘përputhej me vlerat e klubit’.

Por pas një takimi të enjten, Mainz ka vendosur të anulojë kontratën e holandezit që zgjasge deri në vitin 2025. Ata pretendojnë se El Ghazi refuzoi të kërkonte falje dhe u tha shefave të klubit se “qëndron për paqen dhe humanizmin për të gjitha viktimat e luftës”.

Në një pjesë të postimit të tij në rrjetet sociale thujej: ‘Palestina do të jetë e lirë’. Por ky postim u hoq më pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu