Skuadra e Shëkndijës së Tetovës po përgatitet për merkaton e janarit. Klubi kuqezi ndodhet në vendin e tretë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, 8 pikë larg nga vendi i parë FC Shkupi.
Ndërkohë sa u përket përforcimeve, klubi i Shkëndijës ka piketuar një emër dhe ai është Ronald Sobowale, ndryshe kushëriri i David Alabës, futbollistit që luan me Real Madrid. Sulmuesi aktualisht është pjesë e Malishevës në Kosovë me 8 ndeshje të zhvilluara dhe 2 realizime.
Drejtuesit e klubit të Shkëndijës janë në kontakte me menaxherin e lojtarit për ta bindur të transferohet në Tetovë.