Komuniteti Mysliman Shqiptar ka bërë me pagesë hyrjen në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë. Çmimi i biletës kushton 1€ për vizitorët e huaj dhe 1 Mijë Lekë të vjetra për qytetarët shqiptarë.
Çmimi është i vlefshëm për vizitorët dhe jo për besimtarët që vijnë për t’u falur. Ky vendim i KMSH ka patur reagime të forta nga besimtarët myslimanë.
Ata e kanë konsideruar skandal të radhës të gylenistëve që kanë pushtuar përfaqësimin e myslimanëve.
Diçka e tillë nuk është parë në asnjë shtet të botës, ku objektet e kultit fetar të përdoren për përfitime monetare personale.