Zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit kanë nxjerrë në skenë një tjetër nga ngjarje nga 5 dhjetori i 2022. Mjeti i përdorur në të dyja ngjarjet dyshohet se është i njëjtë, dakt, që ngre dyshimet për autorët, nëse janë të njëjtët.
Ndër personat e shoqëruar apo që kërkohen për t’u shoqëruar për t’u marrë në pyetje, rezultojnë persona me precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit për çështje droge.
Rikthehet në këtë çështje emri i Edmond Papës, biznesmeni i vrarë në 16 dhjetor 2022 në Tiranë. Disa prej tyre rezultojnë si të marrë në pyetje apo të përmendur edhe në dosjen e vrasjes së 27 vjecarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë.
Edhe këto dy ngjarje nuk lidhen me zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, pasi pista kryesore lidhur me zhdukjen e tyre është ajo e lidhur me shit-blerjen e një toke në fshatin Çukë e cila ishte në pronësi të Leonard Thodhorit.
Sakaq, janë mbyllur dhe kërkimet e familjarëve dhe policisë ë fshatin Vrinë të Sarandës për gjetjen e trupave të dy të zhdukurve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve F. S dhe L. Th.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve.