Një shqiptar i arratisur në Britaninë e Madhe u arrestua për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali.
Mediat vendase bëjnë të ditur se shqiptari akuzohej si pjesë e një organizate kriminale, për të cilën ishin lëshuar dhe ekzekutuar disa urdhra arresti. Konkretisht grupi ishte i përfshirë kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Perugias.
Përgjimet dhe hetimet çuan agjentët deri tek baza e organizatës, ku u gjetën sasi të konsiderueshme droge. Grupi në fjalë drejtonte edhe një biznes ‘të lulëzuar’ të shitjes me pakicë të kokainës, pranë një ndërtese në periferi të Perugias.
Aksident i RËNDË në aksin Mamurras- Laç! Dy adoleshentët nisen me urgjencë drejt Traumës
Sipas mediave të huaja, një nga anëtarët e grupit i ishte shmangur ekzekutimit të urdhrit. Por vendndodhja e tij u bë e mundur falë zgjerimit të kërkimit në nivel ndërkombëtar.
Shqiptari fshihej prej kohësh në Angli, ku kishte hyrë me dokumente false. Emri i tij nuk bëhet i ditur, për arsye që lidhen me hetimet në vazhdim, por burime hetimore konfirmojnë se ai është një nga drejtuesit kryesorë në menaxhimin e trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë.