Kokaina/ DYSHIME për ‘Bana-king’, pse e informoi policinë me 10 orë vonesë?

0

Kokaina e fshehur në shtatë arka u gjet me 30 dhjetor brenda një kontenieri bananesh të kompanisë ‘BanaKing’. Prokuroria ngriti dyshime të forta gjatë seancës së sotme për përfshirjen e Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu në trafikun e drogës.

Sipas dosjes, me datë 28 dhjetor 2021 në orën 18.30 shoferi Hasan Saliaj ka shkuar me kamionin me targa AA126 RE në portin e Durrësit për të marrë konteinerin me banane që kishte ardhur nga Ekuadori në portin Gioa Tauro në Itali me destinacion final ambientet e kompanisë Zico në Vaqarr. Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, shoferi ka deklaruar se 4 persona të maskuar e kanë kërcënuar, e se për 30 minuta kanë kontrolluar kamionin, duke e kthyer përmbys, por janë larguar pa marrë asgjë.

Pikëpyetje e madhe është ngritur për faktin që shoferi nuk njoftoi policinë, por sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se i ishin shpuar dy goma. Në Romanat ka shkuar shoferi tjetër Gëzim Kalaja. Pasi janë ndërruar gomat, Saliaj e ka çuar kamionin në kompani. Arsyet se përse nuk ka treguar çfarë kishte ndodhur dhe informoi një ditë më vonë.

Kur polici ndërhyri, zbuloi se në 7 arka ishin fshehur në pjesën e poshtme të tyre, 100 pako me lëndë narkotike kokainë. Kontejneri me banane kishte ardhur nga Ekuadori, në Italia autoritetet kishin konstatuar se i mungonte plumbcja. Pasi e kanë ndërruar, kontejneri ka vijuar rrugën për në Shqipëri, deri në ambientet e kompanisë Bana King, ku dhe u zbulua droga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu