”Të zhduk familjen”, shoferi i kontinierit me 119 kg kokainë rrëfen si i zunë pritë: Jemi shteti hape krahun

0

“Jemi shteti, hape krahun”. Kështu i janë drejtuar 4 të maskuarit që i prenë rrugën shoferit të kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë:

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane.

Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Administratori i kompanisë ka deklaruar se kontenjeri që kishte sjellë ngarkesën shtetasi H.S (shoferi) është i çrregullt dhe se atij i kanë dalë në rrugë dhe i kanë thënë se hapte krahun. Ai ka ndaluar dhe personat e maskuar i kanë kontrolluar kontenjerin. Midis të tjerave administratori ka thënë se shoferin e kanë kërcënuar me familje dhe më jetë. I kanë hapur kontenjerin, kanë kontrolluar mallin dhe pasi janë larguar personat i kanë lënë derën hapur të kontenjerit me disa kuti në tokë.

Siç i ka përshkruar ai ishin 4 persona të veshur me të zeza, me kapuça dhe fytyrën e kishin të zënë me një golf. Në grup siç ishin i kanë dalë para dhe i kanë thënë ne jemi “shteti, hape krahun këtu”. Në këtë moment në sendiljen e parë të pasagjerit i ka hipur njëri prej tyre.

Në këtë situatë shoferi ka hapur krahun në hyrje të karburant Kastratit dhe njëri prej personave të maskuar i ka thënë “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”. Kurse tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenjerit, kanë hyrë brenda dhe ku ka ndenjur rreth 30 minuta duke “kontrolluar”. Pasi kanë zbritur i kanë çarë gomat e kontejnerit dhe kanë ikur në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.

Teksa ata u largua shoferi ka zbritur dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë. Duke kontrolluar ka shkuar tek dera e pasme e kontenjerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura. Pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontenjerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të një karburanti ku ka hapur krahun.

Ndërsa sot u zhvillua seanca ku Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 shoferët e kamionëve ku u kapën 119 kokainë, përkatësisht shtetasit G.K dhe H.S. I njëjti vendim është marrë edhe për administratorin e firmës së cilës i përkisnin automjetet të cilat u përdorën për transportin e drogës e cila u fut më pas në kontenierë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu