Kokaina e kapur në Durrës/ Kontenierët e “Alba Exotic Fruit” kishin ardhur javë më parë

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kapja e kokainës ditën e djeshme në Portin e Durrësit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë policia e Durrësit ajo që me iniciativën e saj ka bërë kontrolle rutinë, në kontenierët me banane që vinin nga Ekuadori. Mësohet se kontenieri kishte mbërritur në vendin tonë disa javë më parë.

Kontenieri ku u kap sasia e drogës prej 6.5 kg kokainë e fshehur në mes bananeve, kishte ardhur në vendin tonë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, kompani të cilës rreth 2 javë  më parë ju sekuestrua një tjetër sasi kokaine prej 11 kilogramë e 675 gram. Mësohet se për llogari të kësaj firme kanë mbërrtur disa ngarkesa me banane, e për këtë arsye policia e Durrësit mori inciativën për të kryer kontrolle.

Menjëhërë pas gjetjes së lëndës narkotike blutë e qytetit bregdetar kanë vënë në dijeni Prokurorinë e Durrësit edhe  SPAK, ku një prokuror i kësaj strukture dhe dy agjentë zbarkuan në port e nën drejtimin e tyre u kryen të gjitha procedurat e sekuestrimit.

Materialet hetimore tashmë i kanë kaluar SPAK dhe kjo çështje do bashkohet bashkë me sekuestrimin 11 kilogramë e 650 gramë kokainë të kapur rreth dy javë më parë po për llogari të të njëjtës firmë.

Për këtë sasi pas veprimeve hetimore në pranga u vu administratori Bajron Gumeni, i cili do tërhiqte ngarkesën, ndërsa në kërkim i shpal pronari i kompanisë Eduart Dauti. SPAK vijon hetimet për këtë dosje, pasi ka dyshime se pas kësaj skeme të trafikut ndërkombëtar të drogës fshihet një grup i strukturuar i fuqishëm kriminal, që trafikojnë kokainë nga Ekuadori drejt vendit tonë e më pas e shpërndajnë atë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Ndërkohë mësohet se është urdheruar kontrolli i të gjithë kontenierve që kanë mbërritur në Durrës nga Ekuadori, për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu