Pazaret për drogën/ 26-vjeçari shqiptar nuk i mbijeton sulmit me thikë

0

Nuk ka mundur që t’i mbijetojë dot plagëve 26-vjeçari shqiptar, i cili u plagos me thikë gjatë ditës së djeshme në Romë. Mediat italiane shkruajnë se i riu ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që është bërë i mundur dhe identifikimi i tij, Atjon Lopci.

Ai iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë, por plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë pas shpine ishin shumë të rënda.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona.

Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here