“Kokë më kokë” me Indinë! Ky shtet europian është blerësi më i madh i arit në botë përgjatë 2024

0

Banka Kombëtare e Polonisë u bë blerësi më i madh në botë i arit midis bankave qendrore së bashku me Indinë në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Polonia bleu edhe 19 tonë ar duke e dërguar numrin e rezervës totale në 392 tonë. Polonia bleu 130 tonë vitin e kaluar dhe tani ka rezervën e 15-të më të madhe të arit në botë, raportojnë mediat e huaja.

Deri në vitin 2018, Polonia e mbante të gjithë arin e saj në kryeqytetin britanik, Londër. Në vitin 2019, Varshava vendosi të sjell 100 tonë shufra ari në Poloni.

SHBA-ja deri më tani ka 8133 tonë ar, ndërsa Gjermania ka 3351 tonë. Italia zë vendin e tretë me 2452.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu