Kokë më kokë me klikime, Noizy thumbon keq treshen ‘Butrint-Mozik-Tayna’

0

“Heart Attack” është bashkëpunimi më i ri i Noizy-t dhe Loredanës, që në fakt ka arritur të grumbullojë shumë klikime.

Vetë reperi bëri me dije se vetëm në 15 orë, kënga ka arritur të grumbullojë plot 1 milionë klikime në Youtube.

Por Noizy nuk e la me kaq pasi ai sot ka thumbuar bashkëpunimin e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit që titullohet “Pare”, me anë të disa story-ve.

Ai ngre dyshime se klikimet e këngës “Pare” po blihen.

“Mos harroni diçka..shohim se kush është trending vendin e parë. Trending nuk blihet”, shkruan Noizy.

Më pas, reperi ka publikuar edhe profilin e Denis Avdiu, i cili është pjesë e “AVD Digital”. Noizy shkruan: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter”.

Noizy nuk e lë me kaq por vijon me një tjetër “Instastory”, i cili shkruan: “Edhe UFO-t ja kanë me na njoft”.

Por së fundmi ka ardhur një reagim nga Tayna dhe Mozzik. Ata kanë publikuar pikërisht këngët që janë “trending” në të gjithë botën dhe për momentin bashkëpunimi “Pare” ndodhet në vendin e 14-të.

“Ça dreqin keni?”- shkruan Tayna, të cilën foton e shoqëron me një ’emoji’ me gjuhë jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu