Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për Kamzën

0

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e sotme padinë e bërë nga koalicioni Bashkë Fitojmë për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës.

Me vendimin e sotëm (19 qershor 2023) Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit ku Rakip Suli fitoi ndaj kandidatit të “BF” Arjan Hoxha.

Kujtojmë se 4 ditë më parë, Kolegji mori të njëjtin vendim edhe për ankimimin e “BF” për Bashkinë e Belshit.

Sakq, deri tani Kolegji ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu