POGRADEC- Kryeministri Edi Rama nuk është ndjerë mirë gjatë takimit të sotëm që po zhvillon me kryetarët e Bashkive. Kolla nuk e la të qetë Ramën, i cili po fliste për investimet në Bashki. Edhe pse fjalën ia kaloi ministres Elva Margariti, në sfond dëgjohej që kreu i qeverisë nuk ndalonte së kollituri.
Nuk dihet nëse kryeministri ka ndonjë problem me shëndetin apo është thjesht një kollë e cila nuk po e lë të qetë.





