23 lojtarë janë thirrur nga trajneri Jaroslav Silhavy, në prag të përballjes mes Çekisë dhe Shqipërisë, e cila luhet më 7 shtator në Pragë. Udhëheqësit e grupit E, e vlerësojnë maksimalisht kombëtaren kuqezi, ndërsa shpresojnë për një rezultat pozitiv.
Ka qenë trajneri Silhavy ai i cili në një prononcim ka pohuar se Shqipëria është një skuadër me nivel.
“Na pret një nga ndeshjet kyçe për kualifikimin. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh pas ndeshjeve pranverore. Besoj se edhe me mbështetjen e tifozëve do ta menaxhojmë ndeshjen dhe do të bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit në Europian, të cilin nuk duam ta humbasim në asnjë rast”, tha Jaroslav Šilhavý.