-Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi , Robert Gajda së bashku me Përfaqësueset në Këshillin e Evropës ,Iva Çoku dhe Antuen Skënderi zhvilluan këtë fillim
jave një takim pune në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Elbasan .Komisioneri Gajda u njoh nga ana e drejtuesit të këtij institucioni z.Altin Ago me situatën aktuale në IEVP ,Elbasan ku të gjithë të paraburgosurit sipas tij trajtohen me dinjitet dhe se aty të drejtat e tyre respektohen maksimalisht dhe askush nuk diskriminohet .Qëllimi i takimit mes palëve ishte prezantimi i Ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” që rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë dhe mos diskriminimit për një sërë kategorish të mbrojtura me ligj, si P.A.K, të burgosurit me çrregullime të shëndetit mendor, gratë e burgosura, shtetas të huaj, minoritete, etj. Ligji Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, ka si qëllim garantimin e kushteve për trajtimin me dinjitet të të paraburgosurve dhe të dënuarve me burgim, respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të tyre dhe parandalimin e sjelljeve ose trajtimit mizor, çnjerëzor, poshtërues apo degradues.Evitimit të këtyre shqetësimeve në IEVP, Elbasan i është kushtuar rëndësi e madhe duke siguruar prej kohësh garantimin dhe respektimin e të drejtave të plota për paraburgosurit . Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatë takimit në IEVP, Elbasan është shprehur i kënaqur me arritjet dhe se institucioni i drejtuar prej tij do sigurojë mbrojtjen efektive nga diskriminimi, si dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.Njëkohësisht, Komisionieri sygjeroi që të zhvillohen sa më shumë aktivitete ndërgjegjësuse që lidhen me çështjet e mbrojtjes nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë për të dënuarit dhe të paraburgosurit .