Komisioni i Ekonomisë rrëzon 2 dekretet e Metës për buxhetin dhe menaxhimin e sistemit buxhetor

0

Mesditën e sotme u mbajt mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku u shqyrtuan 2 dekretet e presidentit Ilir Meta lidhur me buxhetin dhe menaxhimin e sistemit buxhetor.

Vendimi i marrë nga Komisioni i Ekonomisë ku kryetar është deputeti socialist Eduart Shalsi, rrëzon dy dekretet e Metës për Buxhetin dhe menaxhimin e sistemit buxhetor.

Kujtojmë që presidenti Ilir meta ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin për menaxhimin e buxxhetit pasi sipas tij cënon parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit. Sipas Metës Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

Në argumentet e tij kundër miratimit të këtij buxheti, Presidenti theksonte se ndryshimet e miratuara në Aktin Normativ do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik.

Pasi u votua në Komision, ky diskutim do të zhvendoset në seancën e ardhshme parlamentare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu