Komisioni i Koncesioneve në Shëndetësi/ Ka pasur shumë vdekje nga ndotja e sallave kirurgjikale! Kërkuam mbylljen!

0

TIRANË- Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi po zhvillon seancën e radhës, ku po dëshmon ish- anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, Genc Byrazeri. Ky i fundit deklaroi para komisionit se ka kërkuar mbylljen e disa sallave kirurgjikale.

“Kam dhënë dorëheqjen pas përfundimit të fizibilitetit. Kontributimi im, theksimi i rëndësisë së kontrollit e parandalimit të infeksioneve nosokoniale, që përfshijnë jo vetëm shërbimet spitalore. Kontributi im më shumë se kontribut ka qenë premisë.

Kemi kontaktuar ish ministrin Halim Kosova për ta sensibilizuar për nevojë urgjente për mbylljen e disa sallave kirurgjikale, të cilat dolën me ndotje: Shkalla ORL shkalla mikrobike 43 përqind Urgjence kirurgji 2/3 kirurgji 40 përqind. Nuk ka vend për diskutim. Afrikë subsahariane! Ka pasur shumë vdekje si pasojë e gjendjes septike”, tha ai.

Pas Byrazerit pritet të dëshmojnë Eduart Ahmeti dhe Spartak Zekja. Më herët, ky komision ka marrë dëshmitë edhe të zyrtarëve dhe të dëshmitarëve të tjerë në lidhje me koncesionin e “Check Up”-it dhe atë të sterilizimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu