Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se Komisioni i Rithemelimit mund të dalë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit me koalicion.
“Diskutimi me aleatët do të shqyrtojë mundësinë e daljes. Nga ana tjetër, janë zgjedhje për kryetarët e bashkive, është votim mazhoritar. I pari është emri i kandidatit, pastaj emri i partisë apo koalicionit. Gjykata është në shkelje të ligjit. Një muaj është afati për regjistrimin e ndryshimeve. Kur është depozituar akti i ndryshimit të statutit, nuk kishte dekret për datën e zgjedhjeve. Në fletën e votimit, del sigla, logoja e partië që kandryshuar dhe emri i kryetarit”, u shpreh deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi.