Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet ditën e nesërme

0

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e mërkurë për të marrë vendime të rëndëshme në lidhje me masat anti-Covid në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se pritet një lehtësim i masave duke marrë shkasë nga shifrat e ditëve të fundit.

Sipas burimeve pritet që Komiteti i Ekspertëve të heqë karantinën dy javore për shtetasit që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Ndërkohë gjithashtu pritet që të merret dhe një vendim për hapjen e pjesshme të universiteteve.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuar 38 raste të reja dhe dy viktima nga Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu