Kompania ajrore amerikane e bën të detyrueshëm vaksinimin për stafin/ Pushohen nga puna 600 punonjës

0

Kompania ajrore amerikane, “United Airlines” ka vendosur që të largojë nga puna të gjithë punonjësit që nuk pranojnë të vaksinohen kundër Coviud-19.

Sipas “BBC“, gati 600 punonjës të United Airlines përballen me pushim nga puna pasi nuk respektuan politikën e firmës për vaksinimin.

Pjesa dërrmuese e 67,000 stafit të saj amerikan kanë ofruar dëshmi të vaksinimit, e cila u është kërkua ditën e hënën.

“Ky ishte një vendim tepër i vështirë” thanë shefat e tij në një memorandum për punonjësit.

Kompania ajrore me bazë në Çikago përcaktoi kërkesat e saj Covid për stafin në gusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu