Konferenca para ‘Sunny Hill’, Dua Lipa: Po ndihem krenare që jam në shtëpinë time

0

26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performanca e sotme.

Dua Lipa po mban një konferencë për mediat pak orë para nisjes së fesivalit ‘Sunny Hill’ në Kosovë. Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nga mbrëmë ka arritur në Prishtinë dhe pritet të performojë sonte, pikërisht në natën e parë të festivalit.

26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performanca e sotme.

Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë përzemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.

Yjet të tjera që do të performojnë në “Sunny Hill Festival” janë edhe J Balvin, Skepta, Diplo dhe Mahmood.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu