Konfirmohet arrestimi i Fredi Belerit, prokuroria e Vlorës ngre zyrtarisht akuzat

0

Ish avokati i kandidatit të arrestuar për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14 majit nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, Bledi Dumani ka konfirmuar se është prerë fletë arresti për Belerin.

Në fletën e arrestit të siguruar nga ABC News thuhet se ndalimi i Belerit është bërë në mënyrë flagrante në momentin që ai në bashkëpunim me persona të tjerë ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Dumani ka dhënë dorëheqjen nga çështja e Belerit, dhe se ajo do të ndiqet nga një avokat tjetër.

Ndër të tjera mësohet se ish avokati do të jetë si dëshmitar në çështjen e arrestimit të Belerit.

Ndërkaq kujtojmë se Beleri është arrestuar gjatë orëve të mesnatës në ambientet e një lokali bashkë me dy persona të tjerë ku akuzohet për shit blerje votash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu