LAJM I FUNDIT/ Konfirmohet arrestimi i Fredi Belerit, prokuroria e Vlorës ngre zyrtarisht akuzat

0

Policia e Vlorës lëshon zyrtarisht urdhër arrest për Fredi Belerin, nën akuzën e shitblerjes së votave.

Brenda 48-orëve kandidati për Bashkinë e Himarës, nga koalicioni Bashkë Fitojmë do të dalë përpara gjykatës për masë sigurie.

Më shumë gjasë në zgjedhjet e së dielës, ai vetë nuk do të ketë mundësi që të shprehë vullnetin, dhe as të kërkojë nga afër mbështetjen e qytetarëve.

“Është arrestuar duke premtuar dhe dhënë para në këmbim të votës”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së Vlorës, ndërkohë që nuk bëhet me dije sasia e parave që është sekuestruar, duke iu referuar akuzës së ngritur.

Beleri u ndalua mbrëmë pas mesnate në shëtitoren e Himarës, pranë restorantit në pronësi të tij, teksa ishte në shoqërinë e 3 personave të tjerë, sipas prokurorisë duke bërë pazare votash. Arrestimi i tij ka sjellë një furtunë reagimesh në politikën vendase, por edhe në atë të shtetit fqinj. Greqia ka reaguar zyrtarisht përmes ministrisë së jashtme ku i kërkon sqarime palës shqiptare në lidhje me arrestimin e Belerit, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të së dielës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu