Një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë nga një tjetër i mitur në qytetin e Pogradecit.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me protagonist një 13-vjeçar.
Fatmirësisht, i mituri ka marrë mjekimin në spital dhe është larguar në banesë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.
15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.