Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një konflikti gjatë natës në Komunën e Parisit në Tiranë.
I plagosur ka mbetur një 40-vjeçar pasi është goditur me thikë.
40-vjçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në sherr.
Mendohet se shkak konflikti ka nisur për motive banale.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.