Konflikt me armë. Një i vrarë e dy të plagosur. Emrat

0

Një konflikt me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Garunjë të Lushnjës. Për pasojë ka ndërruar jetë Romeo Hasalla 34 vjeç i cili është ekzekutuar me armë nga kushëriri i tij Kastriot Hasalla .

Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur e janë transportuar për në spital Amarild Hasalla 30 vjeç dhe Shaip Hasalla 65 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu