Konflikt me armë për motive të dobëta mes të rinjsh. 29-vjeçari në spital, autori në kërkim

0

Konflikt me armë për motive të dobëta mes të rinjsh në Orikum. Një 29-vjeçar përfundon në spital, autori në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.