Konflikte për motive pronësie, qëllohet me lopatë në kokë drejtori i bashkisë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër.

Shtetasi Seit Rondo, drejtori i Agjencisë së shërbimeve publike në Gjirokastër, është konfliktuar me shtetasin Kujtim Basha, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se e gjitha ka ndodhur për motive pronësie.

Janë konfliktuar fizikisht dhe më pas me mjete të forta.

Rondo ka marrë plagë në kokë pasi është qëlluar me lopatë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal, Omer Nishani ndërsa Basha është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Gjirokastrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu