Konflikti Izrael- Iran/ Trump takim urgjent në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e Sigurisë Kombëtare

0

SHBA- Donald Trump do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare mbi luftën Izrael-Iran në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Trump u kthye herët nga samiti i G7 për tu përqendruar në Lindjen e Mesme dhe u tha gazetarëve në Air Force One gjatë natës se nuk është i interesuar për një “armëpushim”, por përkundrazi për një “fund të vërtetë” të luftës dhe programit bërthamor të Iranit.

Shtëpia e Bardhë ka diskutuar idenë e takimit të drejtpërdrejtë me iranianët këtë javë, por Trump tha se kjo do të varet nga ajo që ndodh kur të kthehet në Uashington.

Zyrtarët izraelitë vazhdojnë të besojnë se SHBA-të ka të ngjarë të hyjnë në luftë në një moment për të bombarduar uzinën nëntokësore të pasurimit të uraniumit të Iranit në Fordow.