Konflikti Izrael-Palestinë/ Erdogan bisedë telefonike me Macron (DETAJE)

0

IZRAEL- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron për konfliktin izraelito-palestinez, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas informacioneve, gjatë bisedës është diskutuar për situatën humanitare në rajon, punën e bërë për sigurimin e paqes, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, i cili po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë.

Presidenti Erdogan theksoi se abuzimet e të drejtave të njeriut kundër civilëve të Gazës janë të papranueshme dhe se Turqia po punon për t’i ndihmuar ata dhe se vendet perëndimore në veçanti duhet të ndërmarrin veprime për të qetësuar situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu