22-vjeçari u vra në Izrael/ Nëna e tij: Edhe 10 djem të kisha, do t’i nisja të vriteshin për tokën tonë

0

“Nëse do të kisha 10 djem, do t’i dërgoja të gjithë të bënin të njëjtën gjë, sepse ne duhet të rimarrim tokën tonë”

Tubimet në mbështetje të Gazës janë organizuar sot në të gjithë Libanin nga Hezbollahu, forca ushtarake më e fuqishme e vendit, pasi Hamasi bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën arabe.

Në kampin e refugjatëve palestinezë të Burj al-Shemali, në Libanin jugor, njerëzit po përgatiten për një tjetër manifestim këtë të premte. Kampi drejtohet nga fraksione të ndryshme palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik.

Korrespondentët e BBC takuan nënën e një prej militantëve të Hamasit, i cili kaloi në Izrael të hënën dhe u vra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Azab Mousa, 45 vjeç, tha se ishte “krenare” për djalin e saj, Hamzën 22-vjeçar dhe se ajo e kishte “inkurajuar” të vazhdonte me sulmin.

“Ai më kërkoi çfarë të bënte… Unë qëndrova pranë tij dhe u sigurova që ai të mos dorëzohej. Nëse do të kisha 10 djem, do t’i dërgoja të gjithë të bënin të njëjtën gjë, sepse ne duhet të rimarrim tokën tonë”, tha ajo.

Familja mbërriti në Liban nga Siria në vitin 2011, pas fillimit të luftës civile atje dhe nuk kanë qenë kurrë në Palestinë. Vëllai i Hamzës, 20-vjeçari Mohammed, tha se ai nuk ishte i lidhur me ndonjë grup, por se ishte i gatshëm të bënte diçka të ngjashme me atë që kishte bërë vëllai i tij.

“Çdo njeri këtu është krenar për të”, tha ai.

Dhuna përgjatë kufirit Liban-Izrael, deri më tani, ka qenë e kufizuar. Por frika është se, nëse do të kishte një përshkallëzim në luftime, Libani mund të përfshihej në konflikt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu