Policia ka vënë në pranga dy personat e përfshirë në konflikt mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjegjan të Pukës.
Sipas policisë, dyshohet se 55 vjeçari dhe 36 vjeçari janë konfliktuar për motive pronësie.
Në konflikt dyshohet se është përfshirë edhe djali i 55 vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim.
Nga përdorimi i sendeve të forta, mbetën të lënduar të dy këta persona si edhe nëna e 36 vjeçarit që mori mori mjekim.