Kongres pajtimi me deputetët? Berisha: Jam gati! Basha ka injoruar veten e tij

0

PJESË NGA KONFERENCA:

Si do e hiqni Bashën?

Berisha: Gara është e hapur, në këtë kontekst, cilido është gati është i mirëpritur. A jep dorëheqjen Lulzim Brava? Nuk e ka në dorën veten e tij.

Pse amnisti për deputetët?

Berisha: E rëndësishme është të korrigjosh qëndrimet. Zgjedhjet tani ishin në nivel elektoral. Çdo deputetë ka detyrë të lexojë mesazhet.

Kongres pajtimi?

Berisha: Jam gati për çdo propozim që vendos në qendër votën e lirë. I them shqiptarëve që gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre, rritja me 3-4 herë e varfërisë. Rritja e çmimeve dhe mosrritja e rrogave, kanë një emërues të përbashkët, dhunimin e votës. I bëj thirrje çdo shqiptari të rikthejë në vëmendje votën e lirë. është zemreku i lirisë.

Gara për kreun e PD është e hapur, po nëse Basha nuk e njeh?

Berisha: Mendoj se zoti Brava ka injoruar veten e tij dhe është injoruar nga elektorati. Le ta lëmë në fatin e tij.