Konkurrentët e “Për’puthen” që vazhdojn të bëjnë lëmsh rrjetin

0

“Për’puthen” është një ndër emisionet më të ndjekura nga publiku shqiptar, konkurrentët e të cilit janë mjaft të përfolur në rrjet.

Konkurrentët e emisionit shpreshherë janë kapur “mat” nga publiku, i cili ka vënë në dukje detaje të vogla që në fakt duan të thonë shumë.

Pjesë e këtyre rasteve dyshuese mbi të cilat ndjekësit kanë ngritur aludimet se ata mund të jenë në një lidhje dashurie kanë qenë Andi me Melisën, Ana Lleshi me Atdheun dhe pak kohë më parë u aludua për një lidhje mes së njëjtës Anë me Arsimim.

Por cilat ishin detajet që ngritën dyshimet mbi këto lidhje?

Shkaktari kryesor është një diavan i njëjtë, pamja e të cilit ka bërë xhiron e rrjetit gjithë këtë kohë pasi aty këto konkurrentë kanë publikuar video apo foto të tyre.

Ajo që të bën dhe më shumë përshtypje është dritarja pas këtij divani që është e njëjta në të gjitha pamjet që këto konkurrentë ndajnë më ndjekësit e tyre.

Së fundmi, ishte Erlindi konkurrenti i fundit që la programin pas një debati të fortë me Arjan Konomin. Siç duket ai po vazhdon traditën e ish-konkurrentëve të tjerë teksa zgjedh pikërisht këtë divan për të sqaruar për ndjekësit e tij mosmarrëveshjet që kanë pasur me Arjanin.

Mesa duket enigma e divanit më të famshëm në Shqipëri mbetet akoma mister.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu