Konsevatorja Valeri Pecresse, që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë

0

Më 10 prill në Francë zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Një nga kandidatet që pritet të paraqesë një sfidë serioze për presidentin e tanishëm Emmanuel Macron është konsevatorja Valeri Pecresse, që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Valerie Pecresse i dha fund një proteste studentore për reforma në universitin e saj duke përdorur të njëjtën politikë të ndërthurrjes së konsensusit dhe guximit reformist që ajo beson se tani do ta ndihmojë të sigurojë presidencën franceze.

E zgjedhur për të kandiduar nga anëtarët e partisë konservatore “Les Republicains” muajin e kaluar, sondazhet e votuesve tregojnë se Pecresse mund ta mposhtë Presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet e prillit. Nëse ia del mbanë, ajo do të bëhet gruaja e parë në krye të shtetit francez.

Në selinë e saj të fushatës në distriktin 17-të luksoz të Parisit, muret janë stolisur me postera kinemaje, përfshirë një të Yoda-s, të cilin ajo e quan si një sharm për fat të mirë.

Pecresse, 54 vjeç, parashtroi një listë me vështirësitë me të cilat përballet Franca, të cilat tregojnë konservatorizmin e saj social dhe fiskal: kontrolli i dobët i kufijve kombëtarë, dhuna në getot te qyteteve dhe borxhet në rritje.

“Ne duhet të rivendosim rendin, si në rrugët tona ashtu edhe në llogaritë tona kombëtare”, i tha ajo agjencisë Reuters.

Një ministre për arsimin e lartë dhe më pas buxhetin, gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy-së, Pecresse tha javën e kaluar se do të duhet të pastrohen lagjet problematike, ku shteti kishte humbur autoritetin dhe ku mbizotëronte paligjshmëria.

Kritike ndaj Presidenti tMacron për “djegjen e arkës së shtetit” gjatë pandemisë, Pecresse ka premtuar të reformojë sistemin bujar të pensioneve të Francës dhe të shkurtojë një faturë të fryrë pagash publike – të dyja premtimet që ajo thotë se Macron nuk ka arritur t’i përmbushë.

Precresse e përshkruan stilin e saj si një kombinim të Merkel-it dhe Thatcher-it.

“Jam një grua që konsultohet, vendos dhe vepron. Nga Thaçeri kam ngjashmëri në pjesën kur them se nuk jam për kthimin pas”, duke iu referuar një fraze në një fjalim të vitit 1980 kur udhëheqësja konservatore britanik refuzoi të tërhiqej nga reformat liberalizuese.

Pecresse vuri në dukje shkurtimin e qindra vendeve të punës në zyrën e saj për t’i hapur rrugën shtimit të personelit në shkollat e mesme dhe uljes së shpenzimeve. Në vitin 2020, ajo fitoi një mandat të dytë për të drejtuar rajonin e madh të Parisit.

Kundërshtarët që i kanë vënë nofkën “bjondja” kanë paguar çmimin, tha ajo.

Partia e saj, e cila e ka origjinën nga politikani Charles de Gaulle, dominoi politikën franceze për pjesën më të madhe të epokës së pasluftës. Por, pasi Macron riformatoi peizazhin politik në vitin 2017, ajo ka luftuar për të bashkuar fraksionet e qendrës së djathtë dhe atyre konservatore.

Sondazhet e opinionit e tregojnë atë në një garë të ngushtë me Marine Le Pen, udhëheqëse e ekstremit të djathtë tradicional. Sondazhet sugjerojnë se ajo do të ishte kundërshtarja më e rrezikshme për Macronin.

Lindur në një lagje të pasur të Parisit dhe shkolluar në universitetin elitare të Francës ENA për politikanë dhe nëpunës civilë, Pecresse është e moderuar në një parti konservatore.

Pecresse ka ashpërsuar gjuhën e saj për imigracionin dhe identitetin, duke kërkuar të neutralizojë kërcënimin nga Le Pen, premtimi i të cilës për të “shpëtuar Francën” nga Islami ka polarizuar Francën.

Ajo thotë se do t’i japë fund të drejtës automatike të nënshtetësisë franceze për të huajt e lindur në Francë dhe do të ashpërsojë dënimet gjyqësore në vendet ku policia ka humbur kontrollin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu