Konstituohet Këshilli Bashkiak i Belshit, betohet Arif Tafani! Kryebashkiaku me më shumë mandate i Qarkut Elbasan

0

Këtë fillim javë është zhvilluar mbledhja e konstituimit të këshillit bashkiak të bashkisë Belsh si dhe është betuar Arif Tafani, kryebashkiaku i zgjedhur nē 14 Maj.

Tafani është kryebashkiaku që ka mban rekordin, ndër të shtatë kryebashkiakët aktualë të Qarkut Elbasan ,pasi e ka drejtuar Belshin deri tani për 19 vite dhe nga sot do jetë zyrtarisht kryebashkiak edhe për 4 vitet e ardhshme.

Arif Tafani ka qenë kryetar i Belshit gjate periudhës 2000-2011 dhe më pas është zgjedhur sërish kryebashkiak në Qershor 2015 dhe në vazhdim për tu rizgjedhur sërish në 14 Maj të këtij viti për herë të 6 si kryetarë bashkie si askush tjetër deri tani, ndërkohë që në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e fundit vendore vetëm 3 kryebashkiakë janë rizgjedhur për herë të dytē, ndërsa të tjerët kanë mandatin e tyre të parë.

Në Qarkun e Elbasanit, 3 mandate gjithsej gjatë periudhës së pluralizmit pati fituar vetëm Qazim Sejdini si kryebashkiak i Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu