Konstituohet parlamenti i ri i Malit të Zi, nuk zgjidhet kryetari

0

MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi është konstituar, pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Në seancën e sotme u verifikuan mandatet e 81 deputetëve.

Ndërkohë pritej që të zgjidhej edhe kryetari i kuvendit, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Zgjedhja e kryetarit u shty për një seancë të re të parlamentit pasi në shërbimin e parlamentit nuk u dorëzua asnjë propozim për kandidatin e mundshëm.

Në seancë, përveç deputetëve, morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, të pushtetit gjyqësor, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe zyrtarë të lartë malazezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu