Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha të shtunën masat e sigurisë për 12 personat e arrestuar të akuzuar për kontrabandë dhe pastrim parash.
Mes personave të arrestuar është edhe ish-shoferi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me iniciale S.I bashkë me familjarët e tij.
Nga hetimet rezultoi se 12 personat e përfshirë kontrabandonin mallra luksoze drejt vendit tonë.
Hetimet për këtë grup kriminal nisën pas një letër-porosie të ardhur nga autoritetet franceze të cilat kishin dyshime të forta se mallra me vlerë, si rroba luksi, bizhuteri me vlerë, kontrabandoheshin drejt Shqipërisë.
Nga personave të përfshirë në këtë grup kriminal rëndojnë veprat penale për “pastrim parash”; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, Kontrabanda me mallra të tjerë; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; krime të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Masat e dhëna nga GJKKO:
A.M, arrest me burg;
A.D, arrest me burg;
F.B, arrest me burg;
S.I arrest me burg; ish-shoferi i Ardi Veliut
B.I, arrest shtëpie, vajza e S.I
D.S, detyrim paraqitje;
V.K arrest me burg;
T.B, arrest me burg;
E.I, arrest me burg, bashkëshortja e S.I
E.I, detyrim paraqitje; vajza tjetër e S.I
G.A, arrest me burg;
A.Sh, arrest me burg