Kontroll në burgun e Peqinit, ja çfarë i gjendet “Gaxhait” të Vlorës në qeli

0

Qelia e të dënuarit me burg për jetë Gazmend Braka, i njohur si Gaxhai, ka qenë në qendër të një kontrolli të forcave operacionale të burgjeve mëngjesin e kësaj të shtune.

Burime për Ora News bëjnë me dije se në qelinë e Gaxhait në IEVP Peqin janë zbuluar 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.

Më herët, po këtij të dënuari i janë gjetur edhe aparate celulare, ku gjykata i ka shtuar dënimin me 1 vit burg, pavarësisht se ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.