Kontrolle për masat anti-COVID-19 në baret dhe restorantet Elbasan. Vendosen 9 masa administrative, mbyllet një fast-food

0

Rritja e rasteve me COVID-19 në Elbasan po shoqërohet me kontrolle të institucioneve përgjegjëse për respektimin e masave të vendosura për këtë qëllim.
Heja e karantinës u shoqërua me shkujdesje qytetare duke u rikthyer si në gjendjen para vendosjes së saj. Pjesa dërmuese e qytetarëve nuk respektojnë distancimin social dhe nuk marrin masa mbrojtëse për vendosjen e maskave, apo dorezave.
Në mjaft njësi tregtare, bare e lokale mungon rregulli dhe protokolli i vendosur.
Për këtë arsye, gjatë këtyre ditëve në terren janë intensifikuar edhe kontrollet e inspektorateve.
Kështu Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Elbasan, nga kontrollet e ushtruara ka vendosur 9 masa adminsitrative dhe ka mbyllur një fast food për mos respektimin e masave anti-kovid.


Bledi Musaj, Kryeinspektor ISHSH Elbasan shprehet se si pasojë e situatës së krijuar është krijuar një task forcë duke krijuar grupe të përbashkëta kontrolli. Sipas tij tani në vazhdim toleranca do të jetë zero.
Në fokus kanë qenë edhe qendrat shëndetësore dhe spitalet në shkallë qarku.
Numri i personave të infektuar që nga nisja e pandemisë në Elbasan ka arritur në 27.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu