Kontrolli i banesave të Ahmetajt dhe të afërmve të tij, SPAK del duarbosh

0

Kanë përfunduar kontrollet në banesat e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

Agjentët e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë kryer kontrolle në 4 banesa, të familjareve të tij dhe atë ku jetonte ish deputeti. Sipas burimeve në banesën Ahmetajt, e cila ndodhet në pranë liqenit, agjentët gjatë kontrollit nuk kanë gjetur asnjë shkresë, dokument, apo materiale që mund ti shërbenit hetimit që SPAK po kryen ndaj tij.

Gjithashtu sipas po të njejtave burims sende apo dokumente nuk janë gjëtur as në banesat e tjera.

Që prej datës 7 Korrik kur SPAK kërkoi autorizimin  e kontrollit të banesave të Ahmetajt, e deri sot kur ato janë zbatuar në terren kanë kaluar plot 11 ditë, periudhë kjo e mjaftueshme për të larguar prej aty çdo provë të vlefshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu