Korça mbetet pa mollë, dimri i vonë gjatë pranverës shkatërroi frutat që ishin në lulëzim

0
Screenshot

Fermerët e fshatit Polen këtë vit nuk do të prodhojnë asnjë kokërr mollë, qershie apo kumbulle.

Sipas tyre, temperaturat e ulëta nën zero gradë Celsius, pra ngricat, dogjën lulëzimin dhe kjo do të bëjë që të mos lidhet asnjë frutë.

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë apo Bashkia e Korçës që të subvencionohen, në mënyrë që të plehërojnë dhe të punojnë tokën për të siguruar prodhimin e vitit 2026.

Në një sezon normal pranvere, kjo lule do të duhej të lidhte kokrra, e më pas fermerët do të kërkonin tregun. Por këtë vit, grosistët nuk do të marrin më prodhimin vendas për shkak të mungesës. Kështu, konsumatori shqiptar do ta shtrojë tryezën me fruta importi.

Këto pemë këtë vit do të shërbejnë si pemë dekorative, sepse do të kenë gjethe, por jo fruta. Por nëse fermeri do të mbështetej nga Skema Kombëtare apo fondet e BE-së për rrjetat antibreshër apo kundër ngricës, atëherë do të ishim duke raportuar një histori suksesi dhe jo falimenti.