Korça zbardhet nga dëbora

0

Qyteti i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të martë. Reshjet kanë nisur që prej orës 07:30 të mëngjesit dhe pritet të vijojnë deri pasdite ndërsa temperaturat kanë shkuar në -3 gradë celcius.

Ndërkohë, kontraktorët janë në gadishmëri për mirëmbajtjen dimërore.

Sakaq, sot parashikohet që vendi të jetë nën sundimin e motit të ftohtë.

Që në orët e para të mëngjesit vihet re një rënie e temperaturave të ajrit.

Pasditja sjellin vranësira ku në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim me reshje të dobëta dëbore por dhe stuhi të forta ere.