Korçë/ Automjeti përfshihet nga flakët, nuk dihen shkaqet e ngjarjes

0

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr 9 në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia makina ka qenë e parkuar në këtë lagje ndërsa dyshohet të këtë ndodhur për shkak një defekti.

Përveçse dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po punon rreth shkaqeve të ngjarjes.