Korçë/ Bie suvaja nga fasada e një pallati, lëndohet një person

0

Në Pedonalen e qytetit të Korçës, mbrëmjen e sotme është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Shtetasi L.T., është lënduar lehtë në shpatrull. 35-vjeçari, banues në Korçë, është dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informaçion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i çili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu